Dortmundi falë Haaland kualifikohet në çerekfinale, Juve një gjë të tillë do të kërkojë në vazhdime! (VIDEO)

Edhe pse Dortmundi ishte shumë afër edhe fitores së dytë përballë Seviljës në kuadër të ndeshjeve të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, në fund ndeshja që u zhvillua sonte në “Sinjal Iduna Park” u mbyll me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Erling Haaland kaloi në epërsi Dortmundin me golin e shënuar në minutën e 35-të, ndërsa i njëjti vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë arriti që të realizojë edhe golin e dytë në rrjetën e Bunu.

Megjithatë kjo situatë u kontrollua nga VAR, për shkak të një dyshimi të një ndërhyrje të palejuar ndaj Haaland. Arbitri turk nuk e pranoi golin, mirëpo akordoi në pikën e bardhë në favor të “milionerëve”.

Pas topit u ndal Haaland, goditja e të cilit u prit nga ana e portierit mysafir, ndërsa në vazhdim të aksionit edhe përkundër tentativave tjera të futbollistëve “verdhezi”, rezultati sërish mbeti i pandryshuar.

Megjithatë loja sërish u ndërpre për shkak vendimit të Çakar që penaltia të përsëritet për shkak të gabimit të portierit Bunu gjatë ekzekutimit të parë të Haaland. Ky i fundit sërish u ndal pranë topit dhe sërish goditi këndin e njëjtë, mirëpo kësaj rradhe duke shënuar për rezultat 2:0.

Në ato momente Dortmundi po avansonte me rezultatin e përgjithshëm 5:2, pas asaj fitore në ndeshjen e parë në “Ramon Sançez Pizhuan”, mirëpo kur të gjithë menduan se gjemanët pa shumë probleme do të kualifikohe në çerekfinale, marokeni En Nesyri bëri që “milionerët” të dridhen.

En Nesyri me një goditje të fortë fillimisht në minutën e 69-të nga pika e bardhë zbuti rezultatin e Dortmundit në 2:1, ndërkohë i njëjti futbollistë në minutën e 6-të shtesë shënoi edhe golin e dytë personal për barazim të rezultatit në 2:2.

Ky rezultat në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, ndërsa Dortmundi me rezultatin e përgjithshëm 5:4 u kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku një vend po kërkojnë Juventusi dhe Porto.

Në këtë ndeshje po zhvillohen vazhdimet dy herë nga 15 minuta, pasi edhe sonte u përsërit rezultati i ndeshjes së parë, 2:1, mirëpo këtë herë në favor të Juventusit, skuadër kjo që në ndeshjen e parë në Portugali ishte mundur me po të njëjtin rezultat. (infOSport.mk)

Leave a Reply