Vetëm pak ditë para fillimit të Kampionatit Europian në gurpmoshat U21, ylli shqiptarë i Empolit, Nedim Bajrami ka hedhur poshtë mundësin për të qenë pjesë e Kombëtares shpresa të Zvicrës.
Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova ka refuzuar zviceranët për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa një gjë të tillë tashmë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i shpresave të Zvicrës, Mauro Lustrinelli.
“Ne provuam ta bindnim Bajramin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, më pas ai na tha se zemra e tij rreh për Shqipërinë. Kështu, për ne në kombëtare identifikimi është një nga vlerat kryesore, ndaj nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta linim të largohej” – është shprehu Lustrineli për “Blick”.
Bajrami në këtë sezon me Empolin është aktivizuar në 25 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe tre gola duke ndihmuar ekipin për të kryesuar renditjen ne Serie B, duke qenë kështu një ndër skuadrat kryesore pretendente që vitin e ardhshëm të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin italian.
Ndryshe 22-vjeçari Bajrami, përveç pasaportës zvicerane, posedon edhe atë maqedoniase, duke pasur parasysh se ka lindur në Tetovë.
Ai para transferimit në Itali te Empoli, kishte luajtur në Kampionatin e Zvicrës, te ekipi i Grasshoppers.