Tetovari Bajrami shënon për Empolin, gati të luajnë edhe në Serie A

Futbollisti me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami pa dyshim se është një nga futbollistët më të mirë të Empolit, që kryeson Serie B dhe synon rikthimin në elitën e futbollit italian, njofton “infOSport.mk”.

Bajrami nga ndeshja në ndeshje po bëhet edhe më i mirë, ndërsa në shumicën e ndeshjeve ai po luan edhe rolin e protagonistit. Ashtu ishte edhe të dielën në ndeshjen e javës së 27-të, që Empoli i tij e zhvilloi kundër Cittadellas në shtëpi.


GOLI I NEDIM BAJRAMIT, KLIKO KËTU. 


22-vjeçari Bajrami, i cili po pret konfirmimin e FIFA-s për të veshur fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare, realizoi golin e vetëm për Empolin në këtë përballje, që për fat të keq në fund u mbyll me barazim 1:1.

Bajrami kaloi në epërsi Empolin në minutën e 23-të, mirëpo festën e tetovarit dhe Empolit e prishi Federiko Proia në minutën e 63-të, kur barazoi shifrat në 1:1. Ishte ky njëherit edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, pas të cilit Empoli vazhdon të mbajë pozitën e parë në Serie B me 50 pikë, 3 më shumë se Monca e Berluskonit dhe Gallianit. (infOSport.mk)

Leave a Reply