Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së djeshme të Kategorisë së Dytë në Shqipëri (Liga e tretë) midis Butrintit dhe Labërisë, njofton “infOSport.mk”.
Një grup tifozësh ishin mbledhur në një prej shtëpive pranë stadiumit për të parë takimin, por për pak qëndrimi i tyre mbi tarracë mund të rezultonte tragjik.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar me pasoja të rënda. Tifozët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se nuk kanë patur dëmtime të rënda.
Ndryshe kjo ndeshje e zhvilluar në Sarandë po transmetohej LIVE përmes rrjeteve sociale dhe kjo mundësoi edhe filmimin e pamjeve nga larg.