Ledjo Pano, i biri i legjendës së futbollit shqiptarë, Panajot Pano, mban rekordin ndërkombëtar të FIFA me 50 penallti të sakta në karrierë.
Ish-mesfushori që aktualisht është 52 vjeç njihet nga organizmat ndërkombëtarë si futbollisti që nuk ka gabuar asnjë nga 50 penalltitë e goditura në karrierën si profesionist.
Pano, pjesën më të madhe të karrierës së tij e zhvilloi në Greqi me Skoda Xanthi, Pas Giannina dhe Panelefsiniakos, teksa në Shqipëri ka luajtur me Partizanin dhe Luftëtarin. Për Kombëtaren kuqezi, Ledjo Pano ka zhvilluar 9 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.