Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 do të marrë pjesë në një turne të fuqishëm në Antalia të Turqisë, e ku do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kazakistanit, Sllovakisë dhe Bullgarisë, njofton “infOSport.mk”.
Këto ndeshje trajnerit Bllagoja Milevski do i shërbejnë si parapërgatitje për ndeshjet eliminatore për Europianin e vitit 2023, që janë caktuar për në muajin shtator.
Ndeshjet në kuadër të këtij turneu përfaqësuesja shpresa e vendit do ti zhvillojë me datë 24, 27 dhe 29 mars.
Mirëpo ky nuk është turneu i vetëm në të cilin kjo përfaqësuese do të marrë pjesë, pasi U21 do të luaj edhe në një turne tjetër që do të organizohet në muajin qershor. Pikërisht në këtë turne, Bllagoja Milevski do të përpilojë edhe listën e futbollistëve, që me shumë gjasa edhe do të bartë barën kryesore në ndeshjet elimiantore për EURO 2023, që startojnë në muajin shtator.