Në ndeshjen e së shtunës në Bundesligën gjermane midis Hofenhajmit dhe Volfsburgut ka ndodhur një episod vërtet i pabesueshëm. Në minutën e fundit të ndeshjes, kur Hofenhajm po udhëhiqte me rezultatin 2:1, Ëolfsburgu ishte hedhur i gjithi përpara, bashkë edhe me portierin, Kastels.
Dabbur përfitoi nga kjo gjë duke nisur kundërsulmin dhe duke u drejtuar drejt portës së boshatisur. Vrapim gati 70 metra nga sulmuesi izraelit, i cili u ndal në kufijtë e zonës së rreptësisë nga një ndërhyrje horror nga mbrapa e brazilianit, Paulo Otavio.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e katërt shtesë (94’), ndërsa ky reagim i futbollistit brazilian ishte i pakuptimtë duke pasur parasysh se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Hofenhajmit sido që të shkonte ai aksion i fundit.
Kësisoj arbitri kryesor me plotë të drejtë ndëshkoi me të kuq futbollistin e Volfsburgut, që më pas të tregojë edhe fundit e takimit.