Struga Trim Lum edhe pse shihej si favorit absolut në përballjen e sotme kundër Vardarit në Shkup, në fund duheshe të kënaqet me vetëm një pikë, njofton “infOSport.mk”. 1:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në arenën “Todor Proeski”, aty ku të parët të avantazh kaluan struganët.
Megjithatë në pjesën e dytë ndodhi një rënie në lojën e tyre, gjë kjo që i ndëshkoi.
“Ndeshjen e sotme e filluam shumë mirë, kaluam në avantazh ku pjesa e parë foli për ne, por kishim mundësi ta mbyllim ndeshjen kur ekipi Vardarit ishte i çorientuar. Pastaj pjesa e dytë i takoi kundërshtarit, pas një tërheqje totale të ekipit tonë, ku nuk u treguam të aftë ta ruajmë avantazhin” – është shprehur Nijas Lena për faqen zyrtare të klubit strugan, duke potencuar njëkohësisht se barazimi 1:1 ishte edhe rezultati real i këtij takimi.
“Mendoj se rezultati final i kësaj ndeshje është i realt për atë çka dhanë të dyja skuadrat në fushë. Merituam atë që dhamë sot, ashtu që duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë” – ka përfunduar Lena.
Javën që vjen në elitën e futbollit vendor nis edhe raundi i tretë i garave, ku edhe përfundimisht do të vendoset fati i të gjitha skuadrave. Aktualisht Struga Trim Lum ndodhet në pozitën e katërt, ndërkohë dëshira e tyre është që këtë vit të prekin Europën. Raundin final ata e fillojnë me ndeshjen kundër Renovës, që në program është të dielën e ardhshme në Strugë, ndërsa sezonin do ta mbyllin me transfertën në Kratovë kundër Sileksit. (infOSport.mk)