Një ndër golat më të çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë na vjen nga Brazili, më saktësisht nga sfida midis Resende dhe Fluminense.
Mes përplasjeve të shumta të topit mes lojtarëve të të dyja skuadrave, në shikim të parë i bie sikur të jetë një një lojë ping-pongu dhe jo futbolli.
Pas gjithë atyre ping-pong goditjeve, Resende iu afruar portës së Fluminenses dhe në fund të aksionit arritën të shënojnë me anë të Kaique Fonseca.
Mbrojtësit e Fluminenses u munduan të largonin topin e mbetur vakant në zonë, por nga përplasja me lojtarin e Resendes, topi përfundoi në shtyllë.
Nga e gjithë kjo situatë përfitoi Kaique, i cili ndëshkoi portierin mik, që ende ishte i hutuar nga aksioni i çuditshëm.
Në ato momente kur po luhej minuta e 82-të, Resende barazoi shifrat, që më pas në minutën e 7-të shtesë, me anë të Xheferson të shënojë edhe golin e fitores.