KM Liria me 5 kampionë nga kampionati zgjedhor për U23

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Prilepit u organizua kampionati zgjedhor për U23, aty ku fjalën kryesore e kishin mundësit e KM Liria nga Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Gjithsej 6 kampion dolën nga KM Liria, 3 nënkampion, derisa 4 mundësa u renditën si të tretët në kategoritë e tyre.

Besir Alili (57 kg), Muhamed Feruku (65 kg), Elmedin Sejfullahu (70 kg), Fati Vejseli (74 kg) dhe Orhan Xhaferi (92 kg) janë emrat që u shpallën kampion, ndërkohë si nënkampion nga KM Liria në kampionatin zgjedhor shtetëror u shpallën Minir Rexhepi (61 kg), Astrit Ismaili (79 kg) dhe Uvejs Fejzullahu (120 kg).

Leave a Reply