Sot edhe zyrtarisht ka nisur stinori pranveror edhe në kategoritë e të rinjëve, ndërsa që në start ishim dëshmitarë të derbit të madh shkupjan, Vardarit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja e zhvilluar në qendrën stërvitore të Vardarit pranë stadiumit të qytetit u takoi “bardhekaltërve” nga Çairi të udhëhequr nga trajneri Ferdi Ismaili.
Skuadra e gjeneratës 2002 shënoi fitore 1:0, falë golit të shënuar nga Anid Abazi 3 minuta para fundit të takimit. Ishte kjo fitorja e 5 sezonale në 8 javë kampionat për ekipin e të rinjëve të FC Shkupit, skuadër kjo që në këtë mënyrë e nisi me lëmbë të mbarë stinorin pranveror.
Për dallim nga gjenerata 2002, skuadra e FC Shkupit, gjenerata 2003 barazoi me shifrat 2:2. Doli të jetë kjo një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, ku fillimisht skuadra e udhëhequr nga Minas Osmani avansoi me golin e Faton Belës, që më pas Vardari falë dopietës së shënuar nga Georg Stojanovski (80’, 82’), të avansojë me rezultatin 2:1. Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Vardari 2003 – FC Shkupi 2003, e vendosi Sheval Çajani me golin e realizuar në minutën e 87-të nga pika e bardhë. (infOSport.mk)