Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes programës ‘Het-trik’ të UEFA-së në bashkëpunim me Komunën e Shtipit dhe KF Bregallnicën, sot edhe zyrtarisht i kanë filluar aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e një tribune të re perendimore në stadiumin e qytetit të Shtipit.
Stadiumi i ri në Shtip i plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s për të luajtur gara ndërkombëtare në të cilat do të ndërtohen dhoma teknike dhe mjekësore, hapësira VIP, kabina për komentator televiziv dhe platformat për njerëzit me nevoja të veçanta.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, kryetari i Komunës së Shtipit, Sashko Nikolov, presidenti i KF Bregallnicës, Kiril Gogov, numri një i LFK Shtip, Dimitar Xhonov dhe përfaqësues sportiv shënuan fillimin e ndërtimit të tribunës së re, e cila po ndërtohet sipas rregullave të rrepta të UEFA-së për infrastrukturë që do ti përmbushë kriteret evropiane.
“Si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ndjehem krenar dhe i gëzuar që nisëm realizimin e një projekti të rëndësishëm të futbollit. Ndërtimi në stadiumin e qytetit në Shtip është një nga prioritetet tona kryesore. Së bashku me UEFA-në dhe Komunën e Shtipit në periudhën e ardhshme ne do të ndërtojmë një stadium që do ti plotësojë të gjitha kriteriumet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në rang të klubeve dhe ekipit përfaqësues. Si një nga qendrat tona më të mëdha të futbollit, qyteti dhe klubi i futbollit Bregallnica meriton të gjithë mbështetjen nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Ne do të ndërtojmë tribunën perëndimore dhe do të jemi logjistikë për të gjitha nevojat e tjera rreth ndërtimit të stadiumit. Përmirësimi i infrastrukturës së futbollit është një nga pjesët kryesore në funksionimin e FFM-së dhe për një kohë shumë të shkurtër ne po ndryshojmë imazhin e stadiumeve në vendin tonë. Falënderoj Komunën e Shtipit, klubin e futbollit Bregalnica dhe Lidhjen Komunale të Futbollit për mbështetjen dhe ndihmën që ata japin në realizimin e projektit. Me ndihmën dhe mbështetjen nga FFM dhe UEFA, Shtipi së shpejti do të jetë një shembull i një historie të suksesshme të futbollit në vend”, – ka deklaruar presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.