Sallah zëvendësohet nga Klop, shtohen zërat për largimin e tij nga Liverpulli!

Mohamed Sallah mund ta shohë veten larg Liverpullit në fund të këtij sezoni. Zërat kanë qarkulluar prej kohësh, por janë shtuar edhe më shumë pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Çelzit, kur egjiptiani u largua nga fusha e lojës në minutën e 61’ të takimit nga trajneri Jurgen Klop.

Ky ishte zëvendësimi më i hershëm pa asnjë problem fizik te Liverpulli për egjiptianin, i cili nuk e priti aspak mirë një gjë të tillë, teksa dukej shumë i nervozuar gjatë kohës që po qëndronte në bankinë.

Jurgen Klop, pas përfundimit të sfidës e cilësoi si diçka normale e pozitive nervozizmin e një futbollisti që zëvendësohej.

Por një minutë pas këtij zëvendësimi, menaxheri i egjiptianit, Rami Isa, postoi në Tëitter një mesazh me vetëm një pikë.

Për tifozët kjo qartësisht nënkuptonte se këtu aventura e Sallah te Liverpuli kishte prekur fundin dhe se tashmë po mendohej e ardhmja e tij.

Kontrata e Sallah me Liverpullin është valide deri në vitin 2023 dhe sigurisht që klubi duhet të mendohet që të marrë maksimumin nga një shitje e mundshme e futbollistit i cili për një periudhë kohë krahasohej edhe me emra si Messi e Ronaldo.

Për shërbimet e Sallah interesohen shumë skuadra gjigande, ndërsa ndër ato që tashmë një kohë më të gjatë po e përcjellin, janë Barcelona, Real Madridi dhe Bajerni i Munihut.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply