Reprezentuesi i Kosovës prezantohet te skuadra e re!

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka ndërruar skuadër, mirëpo jo edhe kampionat.  I njëjti do të vazhdojë të luaj në elitën e futbollit norvegjez, mirëpo kësaj rradhe duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Stabaek, transmeton “infOSport.mk”.

Shala së fundmi ishte pjesë e Valerengas, ndërsa në Norvegji gjithashtu kishte veshur edhe fanellat e skuadrave të Start, Tollnes, Notodden, Odd Grenland dhe Odds BK.

Ndryshe gjatë karrierës së tij të bujshme, Shala, kishte luajtur edhe në Çeki me skuadrën e Sparta Pragës dhe Liberecit, në Turqi me Kasimpashan si dhe në Danimarkë me Lyngby BK.

Me përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën në disa ndeshje ka bartur edhe shiritin e kapitenit, Shala numëron plotë 16 paraqitje.

Debutimin e tij me fanellën e Stabaek në elitën e futbollit norvegjez, Herolind Shala pritet ta ketë me 5 prill kundër ish skuadrës së tij, Odd Grenland. (infOSport.mk)

Leave a Reply