Kur fushata elektorale për presidencën ndërlidhet me atë të merkatos së futbollit, Joan Laporta, kandidat për president te Barcelona, ka ndërmend ta përforcojë skuadrën me një emër të bujshëm, gjthnjë nëse i njëjti do ti fitonte zgjedhjet.
Sipas të përditshmes angleze, “Daily Mail”, objektivi numër një i Laportas, është Kun Aguero, kontrata e të cilit me Mançester Sitin do të skadojë në fundin e sezonit aktual.
Kësisoj argjentinasit do i plotësohej dëshira të luante me shokun e tij të ngushtë, Lionel Messi, e për më tepër Barcelona nuk do të harxhonte asnjë qindarkë në transferimin e tij.