Rinovimi i Xhanluixhi Donaruma me Milanin po vonin, ndërsa kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit nga “San Siro” të studiojnë merkaton për një plan B për portën.
Ky plan, sipas mediave në Spanjë, është Neto. Ish-portieri i Juventusit dhe Fiorentinës, aktualisht pjesë e Barcelonës, do ta pranonte me shumë dëshirë sfidën “kuqezi”.
Zërat nga Spanja flasin për një huazim me të drejtën e blerjes për jo më pak se 15 milionë euro.