Interi shton në +6 pikë diferencn me Milanin, Konte “shqyen” Hakimin nga gëzimi (VIDEO)

Skuadra e Interit ka bërë një tjetër hap drejt titullit kampion në “Serie A”, pasi sonte mundi Parmën si mysafir me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë “zikaltërit” shtuan epërsinë në +6 pikë ndaj ndjekësit më të afërt, Milanit.

Hero i skuadrës nga “Xhuzepe Meaca” ishte kiliani Aleksis Sançez, i cili realizoi që të dy golat për skuadrën e Antonio Konte, edhe atë në minutat 54 dhe 62.

Parma realizoi me anë të Ernanit në minutën e 71-të, megjithatë nuk mundi ti ik disfatës në “Enio Tardini”.

Një episod interesant ndodhi në minutat shtesë të takimit, kur Antonio Konte nga gëzimi, desh e “shqeu” lojtarin e tij Ashraf Hakimi, pasi ky i fundit kishte fituar një duel në mesfushë me njërin nga futbollistët e Parmës, skuadër kjo që mbetet në kuotën e 15 pikëve, duke u renditur vetëm në pozitën e parafundit.

Në anën tjetër, Interi kryeson tabelën e klasifikimit me 59 pikë, plotë 44 më shumë se kundërshtari i sontëm. (infOSport.mk)

Leave a Reply