Reali i Madridit do të presë në stadiumin “Alfredo Di Stefano” Real Sociedadin e Adnan Januzajt, në një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht nga skuadra e Zidane, për të ruajtur ritmin e Atletiko Madridit dhe Barcelonës, që në fundjavë triumfuan përballë dy kundërshtarëve shumë të fortë si Viljareal, gjegjësisht Sevilja.
Të dyja ekipet vinë në këtë përballje me shumë mungesa dhe dilemat më të mëdha janë për 11-shen që do të hedhë në fushë Zinedine Zidane pasi emra me peshë si Benzema, Hazard, Karvahal e Ramos nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.
Megjithatë pavarsisht dëmtimeve Reali po kalon një moment të shkëlqyer, teksa futet në këtë sfidë pas 5 fitoresh radhazi në të gjithë kompeticionet dhe vetëm 6 pikë larg Atletikos kryesuese.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë baskët të cilët në rast suksesi mund të afroheshin më shumë me Seviljën e vendit të katërt, pozicioni i fundit përmes të cilit siguron një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, e që realisht është edhe objektivi i madh i Sociedadit në këtë sezon.