E bujshme, Bekam kërkon Messin dhe Ronaldon në skuadër

Dejvid Bekam po shënjestron dy nga futbollistët më të mirë në Botë, Lionel Messi –  Kristiano Ronaldo, për ti sjellë ata te Inter Majemi.

Ylli anglez, i cili vetë është aktivizuar në MLS ligën amerikane, duke luajtur me Los Anxheles Galaksi, aktualisht ka në pronësi, ekipin me bazë në Florida.

Mesa duket ish-kapiteni i Anglisë, preferon jashtë mase dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi – Kristiano Ronaldo, teksa më herët afroi në skuadër edhe Gonzalo Higuain dhe Blase Matuidi.

Ekipi i tij, pavarësisht këtyre blerjeve, nuk ka arritur të lërë shenjë në kampionatin amerikan, por duket se Bekam nuk do kursehet për ta kthyer Inter Majemin e tij, në një nga ekipet elitë të Amerikës së Veriut.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për AFP, ai u shpreh: “Lojtari duhet të jetë i duhuri për ekipin tim. Pra, nëse këta lojtarë do ketë ende ambicie për të fituar, ne do të firmosim me të. Prioritet për ne është të firmosim me lojtarë që kanë eksperiencë dhe që kanë ende dëshirë për të qenë më të mirët në fushë”.

Leave a Reply