Arsenali të dielën në kuadër të javës së 26-të mundi Leçester Sitin, ndërsa edhe njëherë tjetër me lojë të mirë në rradhët e “topçinjëve”, u dallua futbollisti shqiptarë, Granit Xhaka.
Mesfushori me origjinë nga Kosova, që luan me Zvicrën, pas përfundimit të ndeshjes ka marrë lëvdata edhe nga ana e trajnerit Mikel Arteta, i cili është shprehur se ai është një shembull në fushë.
“Nëse duhet të marrë një shembull në fushë për karakterin dhe për mënyrën si shkon drejt sulmit me atë vendosmëri, ai është Xhaka. Ai ka luajtur më shumë minuta se gjithë të tjerët, por ai vazhdon edhe kur është i lodhur. Ai mundohet të ndihmojë skuadrën në mënyrën e duhur, ashtu siç bën edhe David Luiz”, – është shprehur Mikel Arteta.