Struga Trim Lum rikthehet me fitore nga Strumica (VIDEO)

Struga Trim Lum rikthehet me fitore nga transferta në Strumicë, aty ku mundi Bellasicën me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane në asnjë moment nuk e vuri në pikëpyetje fitoren në këtë përballje, ndërsa vendasit shpresuan vetëm në 10 minutat e fundit të takimit (përfshrë edhe kohën shtesë), kur edhe kishin shënuar golin e vetëm të këtij takimi.

Megjithatë kjo nuk u mjaftoi vendasve për të nxjerrë të paktën një barazim, kjo pasi Struga Trim Lum veçmë kishte krijuar një epërsi prej dy golash, pas finalizimeve të sakta të dyshes Marjan Altiparamkovski-Nijas Lena.

Që të dy kishin shënuar nga një gol në secilën pjesë, ndërsa duke pasur parasysh eksperiencën e tyre të madhe edhe nga ndeshjet ndërkombëtare, Srgjan Zharievski, kishte vendosur që këtë dyshe në takimin e sotëm ta inkkuadrojë në lojë që nga minuta e parë, e që nuk ndodhte ashtu edhe në ndeshjen e xhiros së parë të stinorit pranveror, kundër Makedonija GJ.P.

Vlen të theksohet se Altiparmakovski kishte shënuar edhe në atë ndeshje, edhe atë fare në fund të takimit, ndërkohë sot përballë Bellasicës në Strumicë, realizoi vetëm pas 26 minutave lojë.

Golin e dytë Struga Trim Lum e gjeti pas saktësisht një ore lojë, falë precizitetit të Nijas Lenës, i cili nuk gaboi dhe në ato momente solli siguri në rradhët e ekipit mysafir.

Vendasit gjithçka që arritën të bëjnë, ishte goli i shënuar nga Antonio Kalanoski, i cili gjithashtu shënoi nga pika e bardhë në minutën e 83-të.

Pas kësaj disfate, Bellasica mbetet e ngyluar në fundin e tabelës, ndërkohë Struga Trim Lum me 32 pikë renditet në pozitën e katërt, me gjasa reale për një vend në Europë. (infOSport.mk)

Leave a Reply