Rabotniçki dhe Sileksi hapin javën e 20-të në LPFMV

Java e 20-të në elitën e futbollit vendor hapet sot me ndeshjen midis Rabotniçkit dhe Sileksit, njofton “infOSport.mk”. Vendasit në këtë përballje futen me shumë pozitivitet, pas asaj fitore në transfertë në xhiron e parë të stinorit pranveror kundër Akademia Pandevit në Strumicë, ndërkohë Sileksi në këtë përballje vjen pas disfatës nga Shkëndija në Kratovë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Kratovë, ishte një ndër ndeshjet më të mira të stinorit vjeshtorë. Plotë 7 gola ishin shënuar në atë përballje të zhvilluar në Kratovë, në të cilën Sileksi deri tek fitorja erdhi me një gol të shënuar nga Burhan Mustafov vetëm në minutën e 94-të.

Ndryshe sa i përket historikut, ndeshja e sotme në arenën “Todor Proeski” do të jetë e 56-ta në përgjithësi dhe e 54-ta në kampionat.

Rabotniçki është dukshëm skuadër më e suksesshme se Sileksi, ndaj së cilës ka regjistruar 29 fitore, 11 barazime, ndërsa në 15 ndeshje “romantikët” kishin pësuar disfatë. Për më tepër në 16 ndeshjet e fundit si vendas, Rabotniçki nuk dinë për disfatë. Janë këto disa nga të dhënat statistikore, që e nxjerrin Rabotniçkin favoritë, mirëpo një gjë të tillë djelmoshat e Aleksandar Vlaho do të duhet ta dëshmojnë edhe në fushën e blertë.

Ndeshja Rabotniçki – Sileksit starton në ora 14:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri kërçovar, Aleksandar Grujoski. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply