Talenti i ri i futbollit, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Red Bull Lajpcig. Kjo është bërë e ditur nga klubi gjerman, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
Mehmet Ibrahimi me skuadrën e njohur nga Bundesliga gjermane ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.
18 vjeçari është pjesë e Lajpcigut që nga korriku i vitit 2017-të. Në sezonin 2019/20 ai është paraqitur te grupmoshat U17, duke shënuar 6 të gola në 15 ndeshje.
Gjatë atij sezonin, Ibrahimi ka luajtur në katër ndeshje në Bundesliga për grupmoshat U19. Mesfushori me prejardhje nga Kosova gjithashtu ka zhvilluar nëntë paraqitje edhe për të rinjët e Gjermanisë (U16 dhe U17).