Federata Italiane e futbollit ka gjobitur me 3 mijë euro trajnerin e Napolit, Xhenaro Gatuzo. Komisioni Disiplinor arriti në përfundim se tekniku i “napolitanëve” ka përdorur shprehje blasfemike gjatë ndeshjes kampionale kundër Krotones të zhvilluat me 6 dhjetor.
“Duke ndjekur procedurën ankimuese dhe arritjen e marrëveshjes, trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo gjobitet me 3 mijë euro. Tekniku ka shkelur nenin 4, paragrafi 1 dhe nenin 37 të Kodit të Drejtësisë Sportive duke përmendur shprehje blasfemike gjatë ndeshjes Krotone-Napoli më 6 dhjetor 2020”, – shkruhet në vendimin e Federatës Italiane.
Kjo është një tjetër “shuplakë” për teknikun italian pas eliminimit të djeshëm nga Granada në Liga Europa. Kujtojmë pjesë e Napolit janë edhe dy futbollitët shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, si dhe shkupjani, Elif Elmas.