Barazimi midis Futsal Club Arben Bajramit dhe KMF Proekt Ciko ka rikthyer fuqishëm Futsal Shkupin në garën për titullin e kampionit në elitën e futsalit vendor, shkruan “infOSport.mk”.
Vendasit e FC Arben Bajramit edhe pse shiheshin në rolin e favoritit, për faktin se luanin si vendas, e për më tepër që pak ditë më parë kishin eliminuar KMF Proekt Cikon në kuadër të Kupës, në fund nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1, edhe atë duke iu falënderuar një goli të shënuar vetëm në sekondat e fundit nga ana e Berat Ramadanit.
Ky barazim ka bërë që ekipi kampion në fuqi, Futsal Shkupi të buzëqesh, pasi tashmë ka gjasa reale për të mbrojtur titullin e kampionit, duke pasur parasysh se me KMF Proekt Ciko do të luaj si vendas, ndërsa me FC Arben Bajramin do të luaj si mysafir, mirëpo duke pasur parasysh se këto dy skuadra ndajnë të njëjtën palestër, atëherë gjithçka mund të ndodh.
Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, KMF Proekt Ciko në pozitën e parë numëron 38 pikë, një më shumë se FC Arben Bajrami, ndërkohë Futsal Shkupi me një ndeshje më pak renditet në pozitën e 3-të me 32 pikë.
Kundërshtarë i rradhës i “bardhekaltërve” nga Çairi është ekipi i Kratovës, që ndodhet vetëm në pozitën e parafundit me 4 pikë të tubuara. (infOSport.mk)