Surprizat në LE, Jang Bojs eliminon Leverkusenin, Slavia Praga anglezët e Leçester! Milani kualifikohet me fat (VIDEO)

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e 1/16 së finales në kuadër të Liga Europa, ku nuk munguan edhe surprizat, shkruan “infOSport.mk”.

Surprizën më të madhe e bënë futbollistët e Slavia Pragës që sonte si mysafir mundën 2:0 Leçester Sitin, duke e eliminuar nga kjo garë.

Një tjetër surprizë sollën edhe futbollistët e Jang Bojs, të cilët pas fitores së ngushtë 4:3 në ndeshjen e parë në Zvicër, mundën edhe sonte ekipin e Bajer Leverkusenit, këtë herë në Gjermani me shifrat 2:0.

Me shumë fat për në fazën tjetër u kualifikua Milani i Stefano Piolit, që edhe në ndeshjen e dytë barazoi kundër Crvena Zvezdës. Pas barazimit 2:2 në Beograd, “kuqezinjtë” sonte në San Siro barazuan me shifrat 1:1, dhe me rregullin e golit mik kualifikohet më tej.

Pa fat ishte Napoli i Amir Rrahmanit dhe Elif Elmas, që edhe përkundër fitores 2:1 ndaj Granadas, në fund u eliminua për shkak disfatës 2:0 në ndeshjen e parë në Spanjë.

Në ndeshjet tjera u regjistruan në përgjithësi rezultate të pritura, ashtu që në fazën tjetër do shohim skuadra si Arsenal, Ajaks, Roma dhe Mançester Junajted. (infOSport.mk)

Leave a Reply