Nuhiu: Ishim më lartë se Prishtina, na mungoi fati

Drita e Gjilanit ka pësuar edhe disfatën e dytë në 3 ndeshjet e sgtinorit pranveror, me ç’rast skuadra që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, tashmë ka lëshuar tronin në renditjen e Superligës së Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e tij sot në stadiumin “Fadil Vokrri” u mund 2:0 nga Prishtina e Zekirja Ramadanit, i cili në një interval kohor prej një muaji 3 herë i’a doli të ngadhnjejë nga shokut të tij, Ardian Nuhiut, i cili pas përfundimit të ndeshjes para mediave u shpreh: “Personalisht mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, mendoj qe ishim më lartë se kundërshtari, por thjesht kishim mungesë përqendrimi. Në ndeshjen me Trepçën kemi luajtur keq, por sot kishim paraqitje të mirë dhe mendoj se na mungoi vetëm fati në këtë takim”.

Drita pas 21 xhirove renditet në pozitën e dytë me 44 pikë, një më pak se Ballkani i vendit të parë.

Leave a Reply