Super ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë një paraqitje shumë të fuqishme në fitoren 3:0 të “katalunasve” përballë Elçes, ndeshje kjo e mbetur e rrethit të parë në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Argjentinasi u dallua me dy gola të shënuar, që të dy në pjesën e dytë (48′, 69′), me ç’rast i njëjti tashmë kryeson renditjen në listën e golashënuesve me 18 gola të shënuar, dy më shumë se Luis Suarez i Atletiko Madridit.
Një gol tjetër për Barcelonën në këtë ndeshje realizoi edhe Zhordi Alba (73’), i cili njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të takimit, Barcelona 3, Elçe 0.
Barcelona falë kësaj fitore me 50 pikë të tubuara renditet në pozitën e tretë, pas Atletiko Madridit të vendit të parë që ka 55 pikë dhe Real Madridit të vendit të dytë që numëron 52 pikë. (infOSport.mk)