Ernest Muçi tashmë edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Legia Varshavës.
Ish-sulmuesi i Tiranës gjatë ditës së djeshme firmosi për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë.
19-vjeçari bëri një sezon fantastik me Tiranën në Superligën shqiptare, duke u shpallur kampion i Shqipërisë edicionin e kaluar, ndërsa mjaft mirë u prezantua edhe në ndeshjet europiane.
Për shitjen e kartonit të tij, Tirana thuhet të ketë fituar 650 mijë euro, ndërkohë mediat sportive në Shqipëri shkruajnë se Muçi te Legia e Varshavës do të marrë një pagë mujore prej 10.000 eurove.