Amir Bilali në formacionin e javës së 24-të në elitën e futbollit rumun

Amir Bilali është përzgjedhur në formacionin e javës së 24-të në elitën e futbollit rumun. Futbollisti me origjinë nga Gostivari, i cili po zhvillon sezonin e tij të parë në Rumani, bëri një tjetër 90-të minutësh perfekt me fanellën e Academica Clinceni, duke e ndihmuar këtë skuadër të mos pranojë gol në transfertën ndaj Sepsi Sf. Gheorghe, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e katërt në të cilën Bilali po luan standard në qendër të mbrojtjes, e ku skuadra e Academica Clinceni nuk po pranon gol.

“Kam 4 ndeshje që luaj standard dhe ku ekipi ynë nuk po pranon gol. Vërtetë jam i lumtur për këtë, e për më tepër që tashmë kam kaluar tërësisht dëmtimin që kisha pësuar në janar, e ku si pasojë humba disa ndeshje. Falë Zotit tashmë jam rikthyer në formën e duhur, inshallah vazhdojë kështu, ndërsa shpresojë që në fund me Academica Clinceni të kapim ndeshjet e ‘play-off’, që njëherit janë edhe objektivi kryesor i skuadrës sonë” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Rumania, Amir Bilali.

Për  26-vjeçarin Bilali është kjo hera e dytë që përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë Rumune, pas asaj në javën e 12-të, kur edhe kishte shënuar gol në barazimin 3:3 përballë FC Voluntari. (infOSport.mk)

Leave a Reply