Shabani flet për barazimin ndaj Makedonija GJ.P

Struga Trim Lum të dielën në terren vendas barazoi 1:1 përballë Makedonija GJ.P në një duel mes dy ekipeve që pretendojnë Europën, njofton “infOSport.mk”.

Vendasit kishin më shumë nga loja, mirëpo si duket goli i avantazhit i mysafirëve nga Shkupi, bëri që Struga Trim Lum në fund të kënaqej vetëm me barazim, të cilin e arriti në 5 minutat e fundit të takimit.

“Ishte ndeshje e vështirë, Makedonija Gj.P ka ekip të mirë, edhe pse kishte ardhur në Strugë të mbrohet dhe e bëri punën shumë mirë, punën në defanzivë. Edhe pse kishim raste kur ishte rezultati 0:0, për fat të keq nga një faull, nga një pakujdesi ndoshta e jona pranuam golin, pastaj ishte edhe më e vështirë, edhe pse krijuam raste, vetëm në fundin e ndeshjes arritëm ta barazojmë rezultatin” – u shpreh fillimisht Bunjamin Shabani, i cili thotë se goli i barazimit nuk ishte me fat, pasi Struga Trim Lum edhe gjatë ndeshjes kishte më shumë raste për shënim.

“Si rrodhën gjërat në fushë, nuk do të them se ishim me fat ne që barazuam, pasi kishim edhe raste për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen” – deklaroi Shabani.

Struga Trim Lum pas 19 xhirove vazhdon të mbajë pozitën e katërt në renditje me 29 pikë, 5 më pak se Makedonija GJ.P që renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply