Sot zhvillohen 5 ndeshjet e xhiros së parë të stinorit pranveror

E diela në futbollin vendor është e rezervuar për 5 ndeshjet e javës së 19-të, ndryshe javës së parë të stinorit pranveror në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Të njëjtat duheshe të zhvillohen javën e shkuar, mirëpo për shkak kushteve klimatike, FFM-ja vendosi që të njëjtat të shtyhen për një javë.

Kështu, sot në Kratovë Shkëndija do të ketë një detyrë të vështirë përballë Sileksit, në një nga ndeshjet më interesante të javës.

Një tjetër përballje që pritet të jetë me shumë paqartësi, do të jetë edhe ajo në Strugë midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P.

FC Shkupi do të jetë mysafir i Borecit në Veles, Renova do të mirëpret Bellasicën, ndërkohë në stadiumin më të madh në vend, Vardari do të mirëpret Pelisterin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 14:00, ndërkohë kujtojmë se në ndeshjen e parë që u zhvillua të shtunën e javës së kaluar, Rabotniçki mundi Akademia Pandevin në Strumicë me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply