Shkëndija e nisi me këmbë të mbarë vitin 2021, duke mundur Sileksin me rezultat 2:1 në takimin e vlefshëm për xhiron e 19-të të LPFMV, njofton njofton “infOSport.mk”.
Epërsisë së Ivanovskit kuqezinjtë i’u përgjigjën me dy gola, kur fillimisht Drashkoviq shënoi në portë të gabuar që më pas Doriev me realizimin numër 6-të në këtë sezon të sjell triumfin e 12-të të Shkëndijës në kampionat.
Pas takimit të zhvilluar në Kratovë, trajneri i “kuqezinjëve”, Ernes Gjoka dha opinionin e tij, duke potencuar se 3 pikët e këtij takimi janë me shumë rëndësi, duke pasur parasysh faktin se u arritën në një fushë shumë të vështirë për të luajtur.
“Arritëm të marrim tre pikëshin që ishte shumë e rëndësishme në një fushë kaq të vështirë që nuk të lente të luash futboll dhe ky ishte problem. Gjithsesi them se çunat dhanë maksimumin, kanë sakrifikuar shumë për të përmbysur rezultatin, sepse gabuam në pjesën e parë në ato momente që kundërshtari kishte momentet më të mira. Pastaj u detyruam të japim më shumë sforco, ta nisim si me thënë xhirot e makinës më lartë dhe arritëm edhe e kthyem ndeshjen. Pjesa e dytë mendoj se ishte pjesë shumë e mirë e jona, por që duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar për mos me lënë gjërat që në pjesën e dytë të duhet të japim maksimumin. Duhet të fillojmë që në pjesën e parë t’i zgjidhim situatat, sepse ne rastet tona edhe sot i kishim” – u shpreh Ernest Gjoka pas përfundimit të takimit.
Shkëndija ndeshjen e rradhës e zhvillon në shtëpi kundër Vardarit fundjavën e ardhshme.