Menaxheri i Milot Rashicës, ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, ka thënë se ylli i Kosovës pritet të largohet nga rradhët e Verder Bremenit në fund të sezonit aktual.
“Për fat të keq ka pasur dy lëndime, një në fillim të stinorit dhe një para se të përfundonte faza e parë dhe ai tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në lojën e fundit ishte lojtari më i mirë. Shpresoj që të vazhdojë me këto hapa. Unë mendoj se në fund të këtij sezoni me shumë gjasa do të ndryshojë skuadër”, ka thënë Altin Lala për “KosovaPress”.
Lala nuk ka dashur të përmend emrat e skuadrave të interesuara për yllin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, duke lënë hapur çdo mundësi, kjo pasi për shërbimet e yllit të përfaqësueses së Kosovës, interesohen skuadra nga Bundesliga, Premierliga, mirëpo duke mos anashkaluar këtu edhe Milanin.