Sulmuesi francez Abuoubaker Es Sahhal nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen, përcjellë “infOSport.mk”. Futbollisti i ardhur nga ekipi B i Gingamp te skuadra tetovare, ka vendosur të ndërpret bashkëpunimin me Shkëndijën, te e cila skuadër nuk është se gjeti edhe shumë hapësira.
Drejtuesit e Shkëndijës dhe futbollisti kanë analizuar situatën aktuale dhe duke qenë se Es Sahhal nuk gjente veten dot në formacionin e Ernes Gjokës, të dyja palët kanë vlerësuar se në këtë moment ndarja është në interes të ndërsjelltë.
Kësisoj, Es Sahhal largohet nga Shkëndija pas një viti të plotë, ku me Shkëndijën kishte zhvilluar gjithsej 13 ndeshje, 12 prej të cilëve në LPFMV, mirëpo pa arritur të shënojë ndonjë gol.
Ndryshe nesër Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e parë të stinorit pranveror kundër Sileksit në Kratovë, nga ku nis edhe rrugëtimin për titullin kampion.