Skuadra e Milanit ka barazuar 2:2 në udhëtim ndaj Crvena Zvezdës në Beograd në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Liga Europa. Trajneri Pioli për këtë ndeshje kishte vendosur që goleadorin më të mirë të skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç ta pushojë dhe ta lë në bankinë, ndërsa vendin e titullarit në krye të sulmit e kishte zënë, kroati Mario Manxhukiq.
Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Marakana” të Beogradit, ngjalli shumë polemika dhe si gjithmonë nuk u lanë anësh pa u përmendur edhe shqiptarët dhe shteti i Kosovës.
Tifozët serb në tribuna, kishin shfaqur një baner ku shkruante: “Mbeshtetni popullin serb në Kosovë e Metohijë”.
Përveç kësaj, disa të pranishëm në stadium e që ishin afër sulmuesit suedez e që ky i fundit ishte rezervistë, e ofenduan dhe e shanë atë me nënë.
“Ti qelb **, qelb * musliman, të fu ** në gojën tënde”, dëgjohet t’i thoshte dikush Ibrahimoviçit dhe t’ia shante nënën, mirëpo që gjithë këtë situatë Ibra e kaloi me një qetësi të madhe, duke mos rënë pre e provokimeve të tifozëve serb.