Në qershor të këtij viti Serxhio Agueros i skadon kontrata me Mançester Sitin, ndërsa duke pasur parasysh se nuk ka asnjë shenjë nga ana e drejtuesve të skuadrës “sheike” për vazhdimin e bashkëpunimit, dyshimet mbi të ardhmen e tij kanë filluar të shfaqen që tani.
“Unë e përfundoj kontratën time në fund të sezonit dhe nuk di çfarë të bëj akoma. Gjëja e parë që dua të bëj është të luaj, dhe në fund të sezonit, do të shohim”, u shpreh Aguero.
Argjentinasi u pyet gjithashtu në lidhje me marrëdhëniet e tij me menaxherin e Pep Guardiola. Sulmuesi i Sitit ishte plot lavdërime për trajnerin e tij, duke pretenduar se shumë klube të Premierligës janë përpjekur të kopjojnë stilin e tij.
“Ai është shumë i detajuar. Me të, është përmirësuar futbolli dhe shumë skuadra të Premierligës kanë dashur të kopjojnë stilin e tij. Ai është shumë i mirë”, – tha Aguero, emri i të cilit lidhet ngushtë edhe me një transferim të mundshëm te Barcelona.