Juventus Serava ka regjistruar fitoren e 7-të sezonale këtë edicion, teksa sonte në Kavadar mundi ekipin e Crna Rekës me rezultatin 9:7, njofton “infOSport.mk”. Lojtar i ndeshjes te “bardhezinjtë” nga Shkupi doli të jetë Furkan Shabani, i cili realizoi “tripletë”. 20-vjeçari zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira të këtij edicioni, ndërsa përveç tij me lojë të mirë u dalluan edhe Sali Saliu dhe Omer Osmani, që realizuan nga dy gola.
Nga një gol në këtë ndeshje realizuan edhe Berkan Alçe dhe Dionis Ukshini.
Me këtë fitore, Juventus Serava tashmë numëron 21 pikë, duke u renditur në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)