FC Shkupi bëri “boom” me shitjen e Dembo Darboe, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre të kënaqur me futbollistë që vijnë nga Kontinenti i Afrikës, kanë vendosur që të nënshkruajnë kontratë dy vjeçare me një skout nga atje.
Fjala është për një emër të njohur që vjen nga futbolli afrikan, Souleymane Youla, i cili do të ketë për detyrë gjetjen e talentëve të ri nga Afrika por edhe vendet evropiane, duke pasur parasysh se ai jeton në Belgjikë, por lidhjet e tija janë të afërta edhe me vendet afrikane.
Kujtojmë se Youla pas vete ka një karrierë të bujshme futbollistike, duke luajtur me disa skuadra të njohura europiane, si Lokeren dhe Anderleht në Belgjikë, Beshiktash, Gençlerbirligi, Eskishehirspor dhe Denizlispor në Turqi, Metz dhe Lille në Francë, ndërsa ka qenë pjesë edhe e skuadës hungareze Honved si dhe disa klubeve tjera, por njëkohësisht ai ka qenë anëtar i pazëvendësueshëm i kombëtares së Guineas, për të cilën në 36 ndeshje kishte regjistruar 17 gola.
Nga FC Shkupi besojnë se ky bashkëpunim do të jep frytet e duhura shumë shpejtë, edhe atë si në transferimin e futbollistëve “bardheklatër” jashtë Maqedonisë, por gjithashtu edhe në transferime të reja.