Murat Adili largohet nga Korabi pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, transferohet në Ligën e Parë!

Me 20 janar ishte prezantuar te skuadra e Korabit, mirëpo pa kaluar ende një muaj Murat Adili ka ndërruar sërish skkuadër, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi kërçovarë vendosi ti jap fund qëndimit të tij te Vëllazërimi në këtë fillim viti, mirëpo edhe pse priteshe që të vazhdojë të shënojë në Ligën e Dytë – Perëndim me Korabin, Adili sezonin pranveror një gjë të tillë pritet të bëjë në ligën e parë me fanellën e Borecit.

Korabi prezanton 3 përforcimet e para, që të gjithë kërçovarë!

Te skuadra nga Velesi ndodhën shumë ndryshime, duke filluar që nga kryesia, e deri tek lojtarët, ku vetëm javën e fundit të merkatos kësaj skukadre iu bashkuan disa futbollistë, për të plotësuar ato zbraztira, pas ikjes së një numri të madh të futbollistëve, me në krye trajnerin Gorazd Mihajllov.

Kujtojmë Boreci pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e 7-të me 25 pikë të tubuara, ndërsa ndeshjen e parë në pranverë skuadra nga Velesi do ta zhvillojë kundër FC Shkupit në Veles. (infOSport.mk)

Leave a Reply