Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Erling Haaland nuk ndalet duke mahnitur futbollin europian me gola e tij. Norvegjezi mbrëmë realizoi dy gola në fitoren 3:2 të Borusia Dortmundit përballë Seviljës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve.
në këtë mënyrë Haaland u bë futbollisti i cili më së shpejti ka rritur shifrën e 10 golave të shënuar në këtë turne. Haaland këtë shifër të golave (10), e arriti në vetëm 7 ndeshje.
Deri më tani këtë rekord e mbante sulmuesi holandez i Bajernit të Munihut, Roj Makaj, i cili 10 golat e parë në këtë kompeticion i kishte realizuar në 10 ndeshje.
Haaland ka të shënuar gjithsej 13 gola në 18 ndeshje të Ligës së Kampionëve, që gjithashtu përbënë rekord në vete.
Ai tashmë renditet edhe i dyti në garën e futbollistëve norvegjez, kur janë në pyetje golat e shënuar në Ligën e Kampionëve. Së bashku me Xhon Karju kanë nga 13 gola, ndërsa para tyre me vetëm një gol më shumë (14), ndodhet Ole Gunar Solskjaer, që aktualisht luan rolin e trajnerite te Mançester Junajtedi.
Talenti 20-vjeçar gjatë sezonit aktual në të gjitha 25 ndeshjet zyrtare, ka shënuar 27 gola. Borusia në anën tjetër regjistroi fitoren e parë si mysafur ndaj një skuadre nga Spanja pas 24 viteve të plota.
1 – @BlackYellow have celebrated their first @ChampionsLeague away win against a Spanish side in over 24 years – in October 1996, Dortmund won 1-0 against Atlético en route to winning the competition that season. Sign? #SEVBVB pic.twitter.com/dlAywxY2l8
— OptaFranz (@OptaFranz) February 17, 2021