Dortmundi i’a tregoi dallimin midis Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa Seviljën (VIDEO)

Borusia e Dortmundit ka regjistruar fitore më se të merituar në transfertën në “Ramon Sançez Pizhuan” ndaj Seviljës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra gjermane shënoi fitore 3:2, edhe përkundër faktit se andaluzianët avansuan të parët falë golit të shënuar nga Suso në minutën e 7-të.
Mahmud Dahud barazoi rezultatin në minutën e 19-të, që më pas dy golat e Erlind Haaland të sigurojnë fitoren e Dortmundit.

Rezervisti Luk de Jong ruajti sadopak ato gjasa të andaluzianëve për ndeshjen e kthimit, falë një goli të shënuar në minutën e 84-të.

Sevilja para këtij takimi shihej si favorite. Ata ndodheshin në një seri prej 9 fitoreve të njëpasnjëshme, derisa në 19 ndeshjet e fundit në të gjitha garat skuadra nga “Ramon Sançez Pizhuan” kishte pësuar vetëm një disfatë, edhe atë nga liderët e Atletiko Madridit.

Paraqitja e Borusia Dortmundit ishte në nivel tjetër. “Verdhezinjtë” edhe pse renditen vetëm në pozitën e 6-të në Bundesligë, ata në asnjë moment nuk fshihnin ambiciet e tyre për të vazhduar më tej në Ligën e Kampionëve. Mirëpo për të bërë një gjë të tillë, ata i pret edhe një ndeshje prej 90-të minutave në “Sinjal Iduna Park”. (infOSport.mk)

Leave a Reply