Mbrojtësi i Shkupit, Fati Ismaili ishte njëri nga të ftuarit në grumbullimin e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë së veriut, Igor Angellovski në mini-kampin e organizuar me futbollist vendor.
Përveç seancave stërvitore, sot të përzgjedhurit e Angellovskit zhvilluan edhe ndeshje kontrolluese ndaj Rabotniçkit, të cilën e fituan me rezultat 2:0, ndërsa me një gol kontriboi edhe mbrojtësi i bardhebluve, Fati Ismaili.
“Ishte një përvojë e mirë. I lumtur që isha pjesë e këtij kampi-stërvitor të organizuar nga seleksionuesi i Maqedonisë, Angellovski. Veçanarisht është privilegj për mua që të veçohem me ftesë nga seleksionuesi i përfaqësues A nga shumica e futbollistëve vendor. Kaluam mirë në këto dy ditë që ishim bashkë. Zhvilluam një ndeshje kontrolluese dhe dhashë nga vetja më të mirën time të mundshme. Vlerësimi mbetet te seleksionuesi dhe stafi tij. Përvoja me përfaqësuesen e vendit është e mirë për çdo futbollist profesionist njejtë edhe për mua. Dhe gjithashtu shpresojë që edhe në të ardhmen të marrë një ftesë për ndeshjen e radhës të Maqedonisë qoftë në Ligën e Kombeve apo Eliminatoret e Botërorit”, tha Fati Ismaili për Sportmania.