Liverpulli ka bërë një hap të madh drejt kualilfikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Jurgen Klop mundi Lajpcigun me rezultatin 2:0 në ndeshjet e parë të 1/8 së finales mes këtyre dy skuadrave.
Për shkak kufuzimeve të vendosura nga pandemia “Covid19”, ndeshja në vend që të zhvillohet në Gjermani, u zhvillua në Hungari në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest.
Skuadra kampione e Anglisë deri te fitorja erdhi falë golave të shënuar nga Mohamed Sallah (53’) dhe Sadio Mane (58’) në çerekun e parë të pjesës së dytë, derisa që të dy golat erdhën pas gabimeve të rënda në mbrojtjen e gjermanëve.
Kjo fitore prej dy golave i jep shumë përparësi Liverpullit para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në “Enfilld Roud” me datë 10 mars. (infOSport.mk)