Armando Sadiku po përjeton një eksperiencë tërësisht ndryshe në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar zgjodhi Amerikën e Jugut si destinacionin e radhës, duke pranuar ofertën e skuadrës së Bolivar.
Skuadra nga La Paz është duke zhvilluar fazën përgatitore në Brazil, atje ku ka zhvilluar edhe miqësoren e parë.
Armando Sadiku ishte titullar në fushë për skuadrën e tij, ndërsa përballë patën skuadrën e njohur braziliane të Atletiko Mineiro.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare mati forcat me një emër të njohur të futbollit, brazilianin, Hulk, i cili vendosi të rukthehej në vendlindje pas një aventure të gjatë jashtë saj.
Ai një periudhë bukur të mirë spikati në futbollin europian, duke shënuar shumë gola me fanellën e skuadrës së njohur portugeze të Portos, por edhe me ekipin e Zenitit.
Ndryshe takimi midis Atletiko Mineiros së Hulk dhe Bolivar të Sadikut, u mbyll me fitoren e skuadrës braziliane 3:1.