MOL Fehervar, pjesë e së cilës skuadër është edhe Visar Musliu, ndodhet në një krizë rezultatesh, derisa 5 ndeshje me rradhë kjo skuadër nuk dinë për fitore, njofton “infOSport.mk”.
Disfata 2:1 ndaj MTK Budapestit në ndeshjen e vlefshme të javës së 21-të ishte e disfata e katërt për MOL Fehervar, që tashmë ndodhet shumë larg vendit të parë, që mbahet nga Ferencvaroshi i Myrto Uzunit të kombëtares shqiptare.
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj MTK Budapestit, për mediat hungareze ka folur edhe mbrojtësi shqiptarë, Visar Musliu, i cili pranoi se skuadra e tij ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të keqe, mirëpo që me një bashkëpunim maksimal, ai beson se mund t’ia dalin dhe të paktën të kapin vendet që sigurojnë Europën.
“Duhet të analizojmë ndeshjen, duhet të diskutojmë problemet, për momentin jemi në një situatë jashtëzakonisht të keqe. Ne duhet të shohim veten, të mendojmë mirë dhe të gjejmë një zgjidhje që të çon përsëri në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi futbollistë profesionistë, të gjithë duam të bëjmë më të mirën, mund të dalim nga kjo situatë aktuale me bashkëpunim maksimal “, tha Visar Musliu pas takimit.
MOL Fehervar pas 21 xhirove renditet në pozitën e 3-të me 33 pikë, një më shumë se MTK Budapesti i Bojan Miovskit, që renditet në pozitën e katërt. (infOSport.mk)