Nuk ka futboll as në Maqedoni, shtyhen të gjitha 5 ndeshjet e ditës së sotme

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë të ditur se janë anuluar të gjitha 5 ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Shkak është bërë dëbora e madhe që ka kapluar gjithë vendin tonë, ndërsa kjo pamundëson kushte optimale për zhvillimin e tyre.

“Për shkak të reshurave të dëborës në terirtorin e gjithë shtetit, ju informojmë se Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, 5 ndeshjet e javës së 19-të në LPFMV që duheshe të zhvillohen sot i ka shtyrë për javën tjetër” – thuhet në kumtesën e Federatës së Futbollit.

Kujtojmë dje në Strumicë, Akademia Pandev u mund nga Rabotniçki minimalisht 0:1 në ndeshjen e vetme të kësaj jave të zhvilluar në kushte dimri.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply