Në derbin midis ish futbollistëve të Renovës dhe Shkëndijës në Hungari, ja kush fiton (VIDEO)

Sot në elitën e futbollit hungarez në program ishte derbi ndeshja midis MOL Fehervarit dhe MTK Budapestit, pjesë e së cilëve skuadra janë edhe dy ish futbollistë të dy skuadrave shqiptare nga Tetova, Shkëndijës dhe Renovës, Visar Musliu, gjegjësisht Bojan Miovski, njofton “infOSport.mk”.

Fitues në këtë takim doli ekipi i MTK Budapestit të Bojan Miovskit (ish futbollisti i Renovës),  i cili madje u regjistrua në listën e golashënuesve.

Miovski shënoi golin e parë për MTK Budapestin në minutën e 52-të, kur barazoi shifrat në 1:1, ndërsa golin e fitores për mysafirët në këtë takim e realizoi Varga në minutën e 75-të.

Miovski luajti deri në minutën e 88-të, ndërkohë në anën tjetër Musliu te Mol Fehervar luajti gjithë takimin.

Ndryshe për Miovskin ishte ky goli i 7-të sezonal këtë edicion në elitën e futbollit hungarez, po aq sa ka të shënuar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i Ferencvaroshit. (infOSport.mk)

Leave a Reply