Lutfi Bilali debuton me gol në futbollin sllovak

Lutfi Bilali ka bërë një debutim ëndërrash në futbollin sllovak, teksa shënoi që në ndeshjen e parë të zhvilluar me fanellën e skuadrës së Partizan Bardejov, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti me origjinë nga Gostivari, te kjo skuadër u prezantua vetëm disa ditë më parë, ndërsa i njëjëti të shtunën morri besimin e trajnerit Bobi Stojkoski për të luajtur nga minuta e 75-të.

Lutfi Bilali transferohet në futbollin sllovak

Bilali hyri si zëvendësues i Miroslav Mikolaj, derisa golin e tij të parë në futbollin sllovak e realizoi në minutën e 93-të, kur shënoi për 2:1, duke i dhënë Partizan Bardejov një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Bilali së fundmi luante në Superligën e Kosovës me skuadrën e Arbërisë, ndërsa në karrierën ndërkombëtare, i njëjti kishte veshur edhe fanellën e Interblok dhe Celje në Slloveni, Haka në Finlandë dhe Eginiakos në Greqi.

Në futbollin vendor, mesfushori 28-vjeçar kishte luajtur me ekipet, si: Gostivari, Renova, Metalurgu, Sileksi, Pelisteri dhe Vëllazërimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply