Abdul Basit Khalid ishte një ndër sulmuesit më të mirë të stinorit vjeshtorë në futbollin tonë vendor. Pikërisht paraqitjet e tij të shkëlqyera me fanellën e Makedonija GJ.P dhe 8 golat e shënuar, bënë që kampionët e Tunizisë, Esperance të angazhojnë atë gjatë merkatos së janarit, ndërsa si duket edhe ata kanë bërë një zgjidhje të duhur, shkruan “infOSport.mk”.
Ganezi 24-vjeçar ka debutuar me gol me fanellën e Esperance, edhe atë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Afrikës, duke ndihmuar ekipin e tij për të shënuar fitore 2:1 përballë Teungueth nga Senegali.
Basit Khalid shënoi golin e fitores për Esperancë në minutën e 73-të, duke i siguruar 3 pikët e para në kuadër të grupit “D” të Ligës së Kampionëve afrikan. (infOSport.mk)